Viktor Hoxha hap klub të kampionëve – GINA GYM
Një klub super modern me të gjitha kushtet e mundura për sporte luftarake u hap këtë fundjavë në Prishtinë, kurse pronar i të njëjtës është një njeri që shumë i ka dhënë sportit por edhe që ka qenë shumë here kampion i sporteve luftarake Viktor Hoxha.
Të hënën edhe u bë hapja solemne e Klubit të kickbosit, Gina Gym, ku morrin pjesë shumë fytyra të njohura nga sporti në përgjithësi, kurse Hoxha u shpreh shumë i kënaqur para të pranishmëve dhe premtoj se do të punoj në mënyrë profesionale me trajner ekspert që në të ardhmen do të përgatisin sportist që priten edhe shumë medalje vendore por edhe ndërkombëtare.
Përveç sportistëve që dëshirojnë të ushtrojnë kickboks dhe sporte tjera luftarake ai ka parapa edhe një hapësirë për sportistët rekreativ. Ajo që ra në sy ishte ambienti shumë i nxehtë dhe me foto nga legjendat shqiptare por edhe ndërkombëtare që i ka integruar në këtë palestër. Stafi i portalit për sporte luftarake “ArenaRing” i dëshiron ekspertit të kikboksit, Viktor Hoxha suksese në shkollën e re, ndërkohë që i premton mbështetje, sepse ne punojmë vetëm me profesionist të dëshmuar.