Vijnë ditë të mira, Primislav Dimovski kryetar, Faton Salihu nënkryetar i FBM
June 22, 2018
0 comments
Share

Vijnë ditë të mira, Primislav Dimovski kryetar, Faton Salihu nënkryetar i FBM

Boksi në Maqedoni pritet të jetë edhe më i suksesshëm në vazhdim pasi sot për kryetar të ri të Federatës së Maqedonisë është zgjedhur një ish boksier i suksesshëm që e ka dëshmuar vetën edhe në pjesën organizative, Primislav Dimovski, kurse ai ka dashur që afër vetës të ketë edhe ish kampion evropian Faton Salihu që mori postin e nënkryetarit.

Kështu Salihu u shpreh I kënaqur shumë nga kjo përzgjedhje dhe premtoj se do të mundohen të japin maksimumin që boksi të arrij vendin ku e meriton si në Maqedoni ashtu edhe në Evropë.

“Jam shumë i kënaqur që Primislav Dimovski erdhi në krye të federatës sonë sepse ai ka qen një boksier i suksesshëm, ka energji dhe shpresoj se së bashku do ia arrijmë qëllimet tona. Ai deshi që unë të jem në stafin e ngushtë të tij andaj edhe më zgjodhën si nënkryetar që njëherit do jetë një detyrë që do ta kryej me pikshpërinë më të madhe vetëm e vetëm që të sjellim suksese të reja në Maqedoni”, deklaroi Faton Salihu për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *