
Video / Nxehet sfida e kampionëve, Cejudo provokon Dillashaw me një gjarpër
Të shtunën më 19 janar (orët e para të së dielës për ne që jetojmë në Europë) Henry Cejudo dhe T.J Dillashaw do të ndeshen për titullin e peshës flutur në Brooklyn.
Ky do të jetë evenimenti i parë me partnerin e ri të UFC, ESPN, që do të transmetojë ndeshjet e kësaj fundjave dhe të tjerave në vazhdim.
Gjatë pasdites së enjte, presidenti Dana White bashkë me luftëtarët kanë dhënë një konferencë për shtyp.
Situata ka qenë ideale, dy luftëtarë që nuk e kanë shumë qejf njëri-tjetrin dhe që premtojnë fitoren.
Në fund të konferencës, kampioni i peshës flutur Cejudo ka nxjerrë një gjarpër në skenë duke provokuar kundërshtarin e tij.
Dillashaw thuhet të ketë tradhtuar ish-shokët e ekipit disa vite më parë dhe me këtë pseudonim është thirrur shpeshherë nga rivalët e tij.