Vetëm revanshi me atë e motivon për të vazhduar boksin”
February 13, 2019
0 comments
Share

Vetëm revanshi me atë e motivon për të vazhduar boksin”

Boksieri filipinas Manny Pacquiao mund të mos ngjitet më në ring në rast se nuk do të zhvillojë revanshin me amerikanin Floyd Mayweather. Lajmin e ka konfirmuar sot trajneri i tij Freddie Roach, që tha se filipinasi i ka bërë disa oferta amerikanit për një revansh, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Dy boksierët janë përballur një herë mes tyre në maj të vitit 2015, me Mayweather që fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Pacquiao.

Pacquiao kampion bote

Në janar, Pacquiao mbrojti titullin kampion bote në peshën “welter” (pesha 63-67kg), kur mundi Adrian Broner, sfidë në të cilën ishte i pranishëm edhe Mayweather. “Nëse Manny nuk arrin të sigurojë revanshin me Floyd, atëherë do të tërhiqet. Kjo është dëshira e mundësia e tij e vetme. E vetmja gjë që e motivon të duelojë ende. Ai e do me çdo kusht këtë sfidë, ndaj jemi në pritje të asaj që do të ndodhë”, deklaroi Roach.

 

Sfida e parë mes Mayweather dhe Pacquiao u konsiderua si “dueli i shekullit”. Ajo përballje vendosi rekordin e arkëtimit në një duel boksi, pasi gjeneroi 500 milionë dollarë, falë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) dhe biletave. Mayweather u tërhoq po atë vit, pasi mundi Andre Berto disa muaj më vonë, ndërkohë që në vitin 2017 fitoi duelin ndaj Conor McGregor.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *