Vetëm edhe 4 ditë nga spektakli në Winterthur
June 5, 2018
0 comments
Share

Vetëm edhe 4 ditë nga spektakli në Winterthur

Vetëm edhe katër ditë na ndajnë deri tek spektakli i madh i sporteve luftarake ICF që do të zhvillohet në Winterthur të Zvicrës ku ndeshjen e fundit të karrierës do ta zhvilloj kampioni i botës në Mouy Thai, Mustaf Kicaj. Legjenda kosovare që jeton dhe vepron në Zvicër nuk pritet ta ketë edhe lehtë sepse do të ndeshet më një serb shumë të papërshtatshëm i cili në karrierën e tij ndeshet në Boks, K1 dhe MMA. Poashtu ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe ndërmjet Malsor Tafaj i cili do të takohet me David Pilon, një kundërshtar shumë i fuqishëm dhe e njejta do të jetë për titull zviceran. Për të njëjtin titull do të luftoj edhe kosovari tjetër Valdrin Igrishta, i cili për kundërshtar do të ketë një luftëtar kualitativ i cili është nga Zvicra, Hug Drice. Prej luftërave tjerë që ndeshen për titull është edhe Kosovar Kicaj i cili në këtë spektakël do të ndeshet me Aliosha Vasiq në Muay Thai dhe në fund njëri prej atyre që do ndeshet me një nacionalistet serb është edhe shqiptari Manol Marashi kundër  Velimir Nesteroviç. Nga Maqedonia do të përballet edhe një shqiptar i cili debuton në ring, Shenoll Osmani I cili do takohet me Berat Gumald. Ndryshe, sipas organizatorëve pritet gjithsej të zhvillohen mbi 25 ndeshje, kryesisht në K1 dhe Mouy Thai. Poashtu do të ketë edhe program zbavitës ku publikun do ta zbavis këngëtari i mirënjohur Kushtrim Dobra.

Cekim se biletat tani më janë në dispozicion në Ticket Corner grantet si dhe online (http://www.ticketcorner.ch/tickets.html?fun=erdetail&affiliate=TCS&doc=erdetaila&erid=2188598 –

Çmimet: 20, 40, VIP 100, (tre reshta të parë). Blini tani biletën tuaj sepse në ditën e ndeshjes të njëjtat do jenë më shtrejt për 15  CHF!

Biletat janë gjithashtu në dispozicion në çdo counter SBB ose MANOR dhe COOP.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *