Vendimi drastik i yllit të UFC-së
May 26, 2020
0 comments
Share

Vendimi drastik i yllit të UFC-së

Luftëtari i UFC-së, Mike Perry, ka vendosur që t’i zëvendësojë të gjithë trajnerët në këndin e tij vetëm me të dashurën.

Konkurruesi në kategorinë e peshave të mesme ka vendosur t’i ndryshojë gjërat ndërkohë që përpiqet të dalë nga forma e keqe.

Pas tri humbjeve në katër meçet e fundit amerikani 28-vjeçar ka vendosur ta ndryshojë taktikën.

Ai ka ndërmarrë veprime taktike duke e shkarkuar gjithë ekipin e tij duke thënë se nuk ia vlen t’i dëgjojë këshillat e njerëzve që garojnë dhe se i nevojitet një person që e mbështet në këndin e tij dhe ajo është Latory Gonzalez.

“E dashura ime, vetëm ajo. Nëse jo, ajo dhe shoqja e saj. Nuk po e dëgjoj asnjë trajner që thonë gjëra që nuk do të bëjnë ata. Duan që të jetë kështu apo ashtu, ndërsa del krejtësisht ndryshe”, ka deklaruar Perry për MMA Junkie.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *