Vendet ku mund të zhvillohet dueli ardhshëm ndërmjet Joshuas dhe Klitschkos
June 29, 2017
0 comments
Share

Vendet ku mund të zhvillohet dueli ardhshëm ndërmjet Joshuas dhe Klitschkos

Ri-meçi i shumëpritur ndërmjet Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos mund të zhvillohet në Las Vegas, ka bërë të ditur promovuesi Eddie Hearn.

Britaniku është në pritje të konfirmimit nga ukrainasi nëse do të ndeshen sërish, ndërsa Hearn tashmë i ka nisur bisedimet me stafin e Klitschkos.

Janë përmendur disa vende që janë konsideruar si të pazakonta, ku mund të zhvillohet dueli i boksit (duke qenë se të dy boksierët janë evropianë), ndërsa Vegasi kryeson listën.

“Kam qenë në bisedime me Bernd Boente dhe stafin. Jemi afër për t’i shqyrtuar opsionet reale sa u përket arenave dhe lokacioneve. Vegasi është më favorit në këtë aspekt”.

“E di se tifozët britanikë do të dëshironin që të bënin një udhëtim atje për Joshua-Klitschko. Nigeria është akoma e përfshirë, po ashtu edhe Dubai dhe natyrisht Cardiffi”.

“Por, siç e thashë, Vegasi është favorit. Mendoj se në javën e ardhshme do t’ia prezantojmë të gjitha këto opsione Wladimir Klitschkos dhe stafit të tij”, ka deklaruar Hearn për Sky Sports.

Për meçin e parë ndërmjet dy boksierëve në muajin prill u shitën të gjitha 90.000 vendet në Wembley.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *