Vëllezërit shkatërrues konfirmojnë ardhjen në Ferizaj – ICF
November 7, 2017
0 comments
Share

Vëllezërit shkatërrues konfirmojnë ardhjen në Ferizaj – ICF

Dy luftëtar interesant dhe me plot suksese kanë pranuar të jenë pjesë e evenimentit të madh humanitar – ICF që do të zhvillohet më 29.12.2017. Bëhet fjalë për vëllezërit Valon dhe Flamur Mehmedi të cilët më prejardhje janë nga Gostivari por që jetojnë dhe ushtrojnë në Furth të Gjermanisë.

Interesante është se prindi i tyre është edhe trajner Blerim Mehmedi, i cili edhe ishte ai që vendosi rreth pjesmarjes në Ferizaj. Lajmin e konfirmim edhe promotori i mbrëmjes, Avdyl Salihu.

“Kam biseduar me prindin e tyre Blerimin dhe ai me kënaqësi ka pranuar që të kontribuoj edhe ai sado pak në këtë eveniment duke sjell dy djemtë e tij dhe për këtë gjest ne i falënderojmë. Dua të zbuloj se sipas të gjitha gjasave Flamuri do të ndeshet me një maqedonas, Viktor Nesterovski, kurse Valoni në kikboks do të ndeshet me njërin prej kikbokserëve më të mirë të Kosovës, Mixhen Shala”, tha Salihu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *