Vëllezërit Etemi fitojnë bronz me shkëlqim Ari në kampionatin gjerman
June 14, 2017
0 comments
Share

Vëllezërit Etemi fitojnë bronz me shkëlqim Ari në kampionatin gjerman

 

Gjatë fundjavës në Erfurt Thüringen u zhvillua Kampionati i Gjermanisë për kadet, junior dhe U21, kurse në këtë aktivitet u paraqiten edhe dy vëllezër me prejardhje nga Fshati, Ladorisht e Strugës, Laurent dhe Jeronim Etemi, të cilët u desh të pajtohen me medalje të bronztë edhe pse meritonin të fitonin ari.

Laurenti (U21, -75kg) në xhiron e parë pa probleme të mëdha mposhtu kundërshtarin e tij, por në çerekfinale u ndesh kundër nxënësit të seleksionuesit të Gjermanisë. Në këtë luftë edhe pse duhej të fitoj karateisti shqiptar, në fund gjyqtarët befasisht i dhanë fitoren kundërshtarit pasi ndeshja përfundoi 0:0. Në përballjen për vendin e tretë, Leurenti nuk pati shumë probleme.

Nga ana tjetër, 17 vjeçari, Jeronimi ishte viti i parë që merr pjesë në U-21, por nuk pati edhe aq fat pasi u desh të takohet me Max Bauern i cili është dy herë Kampion Evrope dhe vendin e tretë në Botë. Sipas trajnerit të tij por njëkohësisht edhe prindi i tij, Etemi, Jeronimi ishte aq i përgatitur fizikisht dhe psiqikisht i cili e priste këtë luftë shkaku që vetëm kjo ia hapte derën për Kampionatin botëror i cili mbahet në Spanje (Tenerifë).

“Jeronimi ishte shumë i fokusuar dhe e dëshironte finalen mirëpo gjyqtarët në disa raste na kanë dëmtuar dhe për këtë edhe u ankova po kot. Unë si Babë dhe Trajner jam shumë krenar për djemtë  e mi edhe pse Finalja nuk u realizua ato e kryen detyrën e tyre maksimalisht dhe ju dëshiroj suksese në të ardhshmen. Dua të falënderoj shumë për Araëaza Gjermani @Stephan Reëohl për mbështetjen e pajisjeve për të dy djemtë:, tha Xhemi Etemi për portalin “Arenaring”.

Ndryshe, Etemi udhëhiq klubin e mirënjohur në Gjermani, Shotokan Esslinger.

Ju lutem shperndaje kete lajm qe te perkrahim sportistet tane kudo qe jane – Stafi i “ArenaRing”

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *