
Vëllezërit Abdulli të zotit edhe në sportet ekstreme
Vëllezërit Frizur dhe Besart Abdulli jo vetëm se njihen si trajnerë mjaftë të shkathët për sporte luftarake ku edhe kanë shkollën e tyre në Olten të Zvicrës, ata pasion kanë edhe sportet ekstreme ku gjithnjë kohën e lirë e kalojnë në vendlindjen e tyre në Kërçovë ku qetësinë shpirtërore e gjejnë nëpër malet e këtij vendi duke bërë vozitje me motorët e tyre dhe veturat që janë dedikuara për kësi lloj terrenesh.
Ata tregohen madje shumë të aftë në ngasjen e tyre, ku madje kane edhe disa mirënjohje dhe të arritura. Kështu, ata janë para edhe këtë vikend të jenë pjesë e një garë në Maqedoni ku edhe kanë treguar potencialin e tyre.
Sigurisht se sportet luftarake dhe ato ekstreme kanë ndoshta një gjë të përbashkët sepse për tu marr me ato duhet guxim dhe këtë po e tregojnë më së miri vëllezërit Abdulli që njihen edhe si ish sportist shumë të mirë por edhe që bëjnë evente të bukura në Zvicër, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”.