Vëllezërit Abdulli, emra të respektuat për sporte luftarake në Zvicër
Populli shqiptar mburret me faktin se në Zvicër luajnë shumë futbollist të njohur shqiptar, por tani lirisht mund të mburremi edhe me një fakt tjetër që në shtetin helvetik ka edhe shumë kampionë shqiptarë në Muay Thai, K1, MMA dhe Boks por kemi edhe shumë klube që po arrijnë suksese të mëdha me nxënësit e tyre. Njëra prej tyre është edhe klubi nga Olteni, “Brothers –gym” që drejtohet nga ekspertët e sporteve luftarake, vëllezërit Frizuri dhe Besart Abdulli të cilët me prejardhje janë nga Zajazi i Kërçovës si dhe Kazim Carman. Portali për sporte luftarake “ArenaRing” duke i parë sukseset e këtij klubi e pa të arsyeshme që të zhvilloj një interviste më Besartin ku u shpalosën disa detaje nga karriera e tij sportive, shkolla e tyre si dhe evenimenti i madh që e organizojnë çdo vit “THE STORY 7”.
ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe pse zgjodhët ato luftarake?
Me sportet luftarake kam filluar të merrem qysh nga mosha 6 vjeçare sepse kam pasur lëvizjet e duhura për artet marciale dhe isha i talentuar, andaj kërkoja diçka të tillë.
ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?
Fillova në klubin “Frizurgym” në Zvicër, ku vetëm pas 6 muajve u futa në një ndeshje zyrtare ku edhe debutova me sukses duke mposht kundërshtarin tim.
ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?
Fillimi i karrierës normal gjithnjë është i vështirë sepse kemi të bëjmë me një sport të rëndë i cili ka edhe konkurrencë të madhe në Zvicër, ku edhe ndeshen emra të mëdhenj.
ArenaRing: Sukseset e juaja ?
Personalisht kam pasur disa suksese kur kam qen sportist aktiv. Kështu kam 3 tituj kampion botë në WFC , WFMC, SAKEV, por edhe Evrope WFMC, IASKA,WAKO si dhe Zvicre WAKO,SAKEV ,WFC.
ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në Zvicër?
Ky sport në Zvicër është shumë i zhvilluar sepse këtu ka promotor të shumtë që organizojnë edhe evente të mëdha dhe aty dalin shumë emra të mëdhenj, me një fjalë ka shumë konkurrencë dhe për të arritur duhet shumë punë.
ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?
Familja e ka pranuar shumë mirë këtë sport sepse jemi rrit në palestër dhe ata më kanë jep shumë mbështetje dhe për këtë i falënderoi publikisht .
ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja?
Ndjenja ime më e madhe, ose gëzimi është kur nxansat e mi janë bërë kampionë në kategoritë e rëndë, kurse keq jam ndier kur të njëjtit kanë qenë më të mirë por referi ia ka jep fitoren kundërshtarit.
ArenaRing: Kur e hapët shkollën dha çka ishte qëllimi i saj?
Shkollën e kemi hapur në vitin 2000, kurse qëllimi ka qen që aty të stërvitemi personalisht por edhe nxënësve tua përcjellim dijeninë tonë që kemi mësuar gjatë karrierës shumëvjeçare.
ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e punës dhe sa ishte e vështir?
Fillimi ka qen i vështirë por me kohë krijuam autoritetin tonë, kështu që sot ne kemi edhe shumë sponzora të cilët mundeni ti shihni edhe në faqen tonë brothers-gym.ch /the story.
ArenaRing: Cilat sporte i ushtroni dhe na thuani diçka më shumë për punën e juaj që bëni?
Në shkollën tonë mund të stërviteni Kickbox K1 , Thai box edhe boks profesional
ArenaRing: Sukseset e juaja si klub?
Suksese kemi shumë sidomos në peshat e rënda ku kemi disa që kanë tituj botëror. Poashtu ne stërvisim edhe polizin e Zvicrës dhe kemi shumë suksese edhen ringun profesionist.
ArenaRing: Seminaret a janë pjesë e juaja dhe ku i zhvilloni të njëjtat?
Po normal seminaret janë pjesë e planeve tona që i realizojmë gjatë vitit, ndërkohë që bashkëpunojmë edhe me shumë federata ku edhe marrim pjesë me nxënësit tonë në ato gara.
ArenaRing: Planet e juaja ?
Momentalisht jemi të koncentruar dhe po punojmë maksimalisht rreth organizimit të turneut tradicional “THE STORY 7”, spektakël ky që e organizojmë ne dhe është njëri prej turnirëve më i madh i organizuar në Zvicër për MMA, BOX, Thai box dhe Kickbox K1.
ArenaRing: Ku gjendet saktë klubi dhe si quhet ?
Klubi gjendet në Olten, kantona Solothurnit Zvicër dhe quhet Brothers –gym.
ArenaRing: Organizoni ndonjëherë evente dhe si shkojnë te njëjtat ?
Organizojmë shumë evente dhe bashkëpunojmë ngushtë me shok si Skender Shahinaj ku bëjmë edhe turnirë bashkë me WKU Swiss por edhe jemi të thirr për gara në gjithë botën .