Vëllai i Shkodran Veselit, Leotrimi, ndeshet në parameq të tij
Kikboksieri i njohur shqiptar, Shkodran Veseli, duhet krenohet me familjen e tij, sepse lere qe është një sportist i suksesshëm, ai poashtu ka edhe një vëlla që merret me këtë sport dhe po ai do të ndeshet në luftën e para ndeshjes mes Shkodranit dhe Robin Van.
Quhet Leotrim Veseli dhe është 24 vjeçar. Ai me këtë sport ka filluar të merret qe dy vite dhe deri tani ka dy përballje, prej tyre një fitore dhe një humbje. Ai ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, thotë se do të bëj çmos që këtë takim ta fitoj sepse dua ta motivoj edhe vëllain më pas.
“Për këtë përballje kam ushtruar shumë sepse dua ta fitoj. Kundërshtarin tim e njoh ai është austriaku David Brandël i cili ka përvojë më të madhe se unë. Përgatitjet i kam zhvillu ne Top Team Vijena”, deklaroi Leotrimi i cili do ndeshet në 77kg. Ndryshe, ky eveniment do të zhvillohet në Vijenë të Austisë më 21.10.2017. Ndryshe, cekim se vëllezërit kane edhe nje nip i cili po i përfaqeson me sukses ne sportin e boksit, e ai quhet Kushtrim Veseli i cili ne vikend mposhti serbin Mutic me nderprerje.