Vëllai i kampionit të botës hyn në boksin profesionist
August 1, 2018
0 comments
Share

Vëllai i kampionit të botës hyn në boksin profesionist

Vëllai i Tyson Fury, Tommy, dëshiron të ndërtojë karrierën e boksit pa ndihmën e vëllait apo kushëririt Hughie. 19-vjeçari ka pozuar para aparatit fotografik, i veshur vetëm me pantallona të shkurtra rozë, por duke dashur të mbrojë dinjitetin dhe krenarinë e tij. Për sa kohë po përgatitet për të marrë pjesë në garat e paguara nën emrin e legjendës së boksit britanik Ricky Hatton, ai dëshiron të jetë shumë më tepër se sa thjesht një anëtar i grupit. “Si çdo fëmije edhe mua më pëlqente mundja, WWE dhe doja të isha një mundës”, zbulon ai.

Kur isha 14 vjeç isha gati. E ju thashë “më regjistroni dhe mua” dhe shkova në Grand Pro Wrestling, në Manchester. Por atje kishte një limit moshe që ishte 16 vjeç, kështu që më duhej të prisja dy vite”, tha Tommy Fury. Por që nga koha kur hoqi dorë nga shpresat e tij për të ndjekur gjurmët e heronjve të fëmijërisë, Brock Lesnar, The Undertaker dhe Triple H, Tommy ishte marrë me biznesin e familjes. “Unë jam stërvitur gjithë jetën time, por boksin siç duhet e kam filluar në moshën 12-vjeçare”, kujton ai.

U deshën disa vite që të ndeshesha për shkak se nuk kisha kundërshtarë, të gjithë dorëzoheshin për shkak të mbiemrin tim dhe dihet sa i rëndësishëm ka qënë ai në atë kohë. Është mirë ta kesh këtë mbiemër, sepse njerëzit të njohin për atë që je, por unë nuk dua thjesht të vazhdoj në kurriz të tyre, unë dua të bëj emrin tim”, tha Tommy Fury.

Brenda ringut, kundërshtarët mund të kenë hezituar që të ndeshen, por jashtë palestrës dhe në rrugë, Fury i ri ka dalë kundër një rrjedhe të vazhdueshme të kundërshtarëve të gatshëm. Tommy shpreson të zhvillojë një ndeshje profesionale në tetor, deri atëherë do të shijojë pushimet në Kaliforni si edhe do përpiqet të stërvitet me Golovkin me të cilin mund të realizojë disa seanca sparing.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *