Veli Selimi, talenti që kërkon suksesin në Kërçovë
July 19, 2018
0 comments
Share

Veli Selimi, talenti që kërkon suksesin në Kërçovë

“Superpro Fight Night Uskana” që do të zhvillohet më 28 korrik në Kërçovë do të ketë edhe një ndeshje në MMA, ku luftëtari i ringjeve, Veli Selimi, i cili është 19 vjeçar dhe vjen nga fshati Tuhin, Kërçovë por vepron në Vjenë të Austrisë do të ndeshet me maqedonasin, Dino Starçeviç i cili vjen nga Shkupi.

Ky i fundit deri më tani ka 4 lufta dhe gjatë dueleve të tij që ka pasur është treguar shumë atraktiv. Nga ana tjetër, Selimi njihet si një luftëtar i fuqishëm me një teknik të përsosur, andaj pritet një duel shumë interesant që do ja vlen të shikohet. Ndryshe, Veli Selimi, është një sportist shumë i talentuar ku ëndrra e tij është, që të arrij deri në UFC. Ai deri më tash ka pasur një ndeshje dhe ndeshja e tij e dytë do të jetë pikërisht në vendlindjen e tij.

“Jam shumë i gëzuar dhe i motivuar që po ndeshem në vendlindje sepse e di se do kem mbështetjen e madhe. Do bëj gjithqka që të arrij deri tek triumfi”, tha Selimi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Ndryshe kjo ndeshje do të zhvillohet në 2 raunde me nga 5 minuta.

Tiketat tani më në shitje

Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

Çmimet:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *