Vazhdon lufta mediatike !  Ervisi e quan serbin Dordolec
August 19, 2022
0 comments
Share

Vazhdon lufta mediatike !  Ervisi e quan serbin Dordolec

 

Tai boksieri shqiptar, Ervis Bici më në fund iu është përgjigj ngacmimeve që i ka bërë në adresë të tij serbi Aleks, duke i thënë se Bici është një plak që loz filma aksion.

“Mënyra se si shkruan duket se prej ka e ke prejardhjen. Forca e njeriut nuk është mosha por zemra, si puna ime janë me mijra në Shqipëri që mund të të shkepin në dru. Në ring nuk do e kesh shansin të përballesh me mua, ti nuk je serioz, je thjesht një llafazan i rrjeteve sociale. Bën mirë ta stërvitësh çdo centim të trupit, për besën e Zotit lart nuk do jetë aq e lehtë sa mendon. Nuk do ta jap këtë privilegj të ndeshesh me mu në ring sepse nuk je askush. Të premtoj që në rregullat e rrugës do shqepesh në dru. Bile bilës nuk kam dëshirë të ndeshem me ty për dy arsye, nuk tallem me publikun tim me një dordolec si ti, edhe e dyta je i shëmtuar llafazan dordolec”, tha Ervis Bici, tre herë kampion i Evropës në disa federata të ndryshme si dhe disa herë kampion i Italisë.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *