Valtrim Saliu pret fitore ndaj tajlandezit, Weber
May 15, 2017
0 comments
Share

Valtrim Saliu pret fitore ndaj tajlandezit, Weber

Më 29 korrik në Prishtinë pritet të zhvillohet gala humanitare ku do të ketë edhe disa ndeshje kikboksi, ku ndër ta do të paraqitet edhe strugani Valtrim Saliu. Ai për portalin e vetëm për sporte luftarake “Arena Ring” tha se përgatitjet për këtë eveniment po rrjedhin mirë dhe se të njëjtat po i zhvillon në klubin e tij Tosan në Austri si dhe në Strugë.

“Përgatitjet po shkojnë mirë, ku përveç aspektit tekniko taktik po ushtroj edhe në atë fizik. Për momentin jam në Strugë, ku do qëndroj edhe 2 jave. Këtu po ushtroj me disa shokë të mi dhe për momentin gjithçka po shkon mirë”, deklaroi Saliu, duke shtuar se kundërshtarin e tij shumë pak e njeh. “Do ndeshem ndaj kampionit të shumëfishtë të Zvicrës, Sandro Weber, I cili njëherit është edhe me preardhje tajlandeze. Ky ka një stil të ashpërt në May Thay ku edhe ka titull zviceran. Unë po i analizoj përballjet e tija dhe besoj se në Kosovë unë do të dal fitues”, deklaroi me plot optimizëm, Valtrim Saliu.

22 vjeçari në fund falënderoi menaxherin për këtë ndeshje i cili është edhe njëri prej organizatorëve të këtij evinimenti, Evren Dalipi, që po e sjell atë së pari në Kosovë për tu ndeshur. Ndryshe, të hollat e mbledhura nga ky aktivitet do jenë të dedikuara për fëmijët skamnor në Kosovë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *