Valon Gashi të shtunën pret fitore në Kiens – Luzern
March 7, 2018
0 comments
Share

Valon Gashi të shtunën pret fitore në Kiens – Luzern

Kikboksieri me prejardhje nga Prishtina, Loni “Lionheart” Gashi, të shtunën do ta ketë ndeshjen e tij të parë për vitin 2018 edhe atë në Kiens – Luzern, kurse kundërshtar i tij do jetë Eduard Damke. Gashi për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se ndihet mirë dhe pret suksese. “Përgatitjet për këtë duel i kam zhvilluar në qytetim tim, Singen ku edhe ushtroj në klubin ‘TBC Singen’.Po ndihem mirë por ende nuk jam 100 % në formën ideale. Por prapë se prapë kam motiv dhe besoj se do arrij deri tek triumfi”, deklaroi Gashi, i cili shtoi se shumë pak e njeh kundërshtarin e tij.

“Kundërshtarin e njoh vetëm nga videot dhe shihet se është një luftëtar kualitativ. Jam munduar të bëj sparing me sportist nga klubi unë por edhe tjerë. E falënderoi gjithmonë familjen time që më përkrahin maksimalisht si dhe trajnerin Ralf Hasenohr për mundësitë dhe gjithë kolegët e mi në klub që po më ndihmojnë të arrij qëllimin”, tha Valon Gashi, i cili beson se viti 2018 do jetë i tij. “Planet e mija janë që në këtë vit të zhvilloj sa ma shuam ndeshej me luftar te fortë sepse kjo edhe po më motivon ma shumë për ushtrime. Poashtu synoj sivjet që të kthej krenarinë e emrit Gashi dhe respektin në listën e Thaiboxit ashtu si e ka pas vëllai im më herët Valdet Gashi”, tha Valoni.

, Gashi me sporte luftarake ka filluar qysh në moshën 15 vjeçare, por njëkohësisht ushtron edhe breakdance por edhe si valltar folklorik me një shoqatë të suksesshme nga Gjermania. Gashi deri tani ka pasur 37 ndeshje, prej tyre 28 fitore (12KO). Ka luftuar në evenimente të njohshme si në Tailandë, Kinë, Gjermani, Zvicër, Hong Kong, Francë, Holandë, Malezi e tjerë.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *