
Valon Gashi të shtunën ngjitet sërish në ring
Kikboksieri kosovar, Valon Gashi, sërish do të paraqitet tek publiku në Zvicër, por kësaj radhe në “Fight Night” që do të zhvillohet të shtunën në Volketswil afër Cyrihut. Për kundërshtar Gashi do ta ketë grekun e papërshtatshëm, Vasilius Saraptsit.
“Përgatitjet për këtë duel i kam zhvilluar në klubin tim dhe ndihem mirë, kështu që pres edhe fitore në duelin me grekun të cilin aspak nuk e njoh. Shpresoj se do kem edhe përkrahjen e publikut kurse në fund së bashku do ta festojmë triumfin”, tha Valon Gashi. Ndryshe, cekim se në këtë mbrëmje të sporteve luftarake do të paraqiten shumë kikboksier kualitativ ku do e kënaqin publikun që do jenë aty.