Valdrin Igrishta maksimum i përgatitur për duelin në Prishtinë
July 13, 2017
0 comments
Share

Valdrin Igrishta maksimum i përgatitur për duelin në Prishtinë

Valdrin Igrishta me prejardhje nga Mitrovica, po vazhdon të përgatitet në Zvicër për duelin e tij të ardhshëm që do të zhvillohet në gallan humanitare Prishtinë e që përveç tij do të luftojnë edhe shumë tjerë. Igrishta për ArenaRing na njoftoi se kundërshtari i tij do të jetë nga Mali i Zi.

“Do ndeshem me Egzon Bitica nga Mali i Zi dhe për këtë duel jam duke u përgatit në klubin tim Nattahpong Gym me trajnerat, Pong Edhe Veki dhe ndihem shumë mirë. Për këtë duel mendoj se kundërshtarin tim edhe pse se njoh mirë do ta nokautoj në raundin e dytë”, tha djaloshi shumë i fuqishëm i cili në karrierën e tij ka 16 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje.

Ai është momentalisht edhe kampion i Zvicrës në WKO. Igrishta, na njoftoi se deri në fund të vitit ka edhe disa duele, por për momentin nuk mund të thotë asgjë rreth datave të sakta.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *