Vajza që nuk ndalet asnjëherë, tani pret suksese edhe në MuayThai
September 1, 2021
0 comments
Share

Vajza që nuk ndalet asnjëherë, tani pret suksese edhe në MuayThai

Edhe një sportiste me prejardhje kosovare po bën nam në shtetin helvetik, duke filluar me sukseset e saja ne sportin e karatesë ku është shpallë shumë herë kampione e Zvicrës por suksesi i saj nuk ka munguar as jashtë vendit. Pas një lëndimi ajo vendosi që karrierën te vazhdoj ne budibildin ku serish suksesi nuk mungonte, por kjo pak i pengonte sepse ky sport nuk ishte ne zemrën e saj dhe gjithnjë kërkonte diçka nga artet parciale dhe pas 3 viteve vendosi qe te vazhdoj ne MuayThai duke u regjistruar ne njërën prej shkollave me te mira ne Zvicrës, MustiGym ku edhe po pret tani debutimin ne ndonjë lufte. Svenja Egzona Aria Trost na tregon për krahasimin mes sportit te karatesë dhe MuayThai, ndërkohë që të ardhmen ajo e sheh vetëm si kampione por pse jo të futet edhe në sportin e UFC Pro League.

Kur filluat me sportet luftarake?

Me sport kam dashur te filloj nga mosha 5 vjeçare mirëpo nuk më pranuan dhe u desh te pres edhe 1 vit qe te filloj me sportet luftarake. Qysh nga fëmijëria kam qen një person shume i lëvizshëm dhe kam pas ëndërr të ndeshem dhe kjo bëri që unë u futa ne sportet parciale.

Kush ishte trajneri dhe klubi juaj i parë?

Klubi im i parë ishte “WILL SG” ku trajner kisha Roberto Danubio por unë me pas doja te futem ne shkollimin e sportit dhe mu desh te nderoj klubin duke u regjistruar ne Kreuzlingen.

Pas sa ushtrimesh keni hyrë në një ndeshje?

Trajneri nga fillimi vërejti një talent tek unë dhe punoj shume me mua, andaj pas 6 muajve debutova ne sportin e karatesë ku edhe arrita te fitoj medaljen e bronzte, kurse me pas u shpalla edhe kampione e Zvicrës. Mbaj mend ishte e mahnitshme karriera ime ne fillim, duheshe te zbritja edhe peshë sepse isha ne nje kategori te gabuar dhe kështu e theva edhe hundën, por nuk ndaloja sepse doja te fitoj ndeshjet dhe arrija synimet e mija. Kështu për një moment u ndjeja si luftëtare

Pas një kohe vendoset të vazhdoni karrierën tuaj në Muay Thai?

Duke stërvitë në sportin e karatesë pata një dëmtim dhe mjekët më propozuan të bëja një operacion, por nuk duaja ta bëj këtë, kështu që fillova me sportin e bodybuilding  ku edhe nuk munguan sukseset pasi ne vitin 2017 ne kampionatin zviceran arrita te fitoj vendin e tretë në kategorinë palestër Wellness dhe në vitin 2019 vendi i parë ne kampionatin internacional ne Austri në palestër Wellness. Kisha suksese edhe ne këtë sport por nuk ishte diçka që më tërheqte, jo pasion i imi sepse ne zemër kam luften dhe kështu vendosa të regjistrohem ne MuayThai tek “Musti Gym” ku trajner kam ish kampionin e botës Mustaf Kicaj. Dua te cek se ky sport aspak nuk ishte i pranueshëm për nënën time sepse është brutal dhe me pas bisedova me mikun tim me te mire dhe ai me tregoi rreth Mustit dhe shkollës se tij dhe pa hezitim vazhdova aty, ku sot po ndihem shume mire, thjesht ky është pasioni im …

Na bëni një krahasim midis sportit të karatesë dhe Muay Thai?

Mes karatesë dhe Muay thai është absolutisht që ju nuk keni pse të ndaloni grushtet tuaja dhe mund të kapeni duke u dhënë disa bërryla, kurse ne karate goditjet e fuqishme nuk lejohen. Seancat në trajnime janë më të vështira sesa në karate, por goditjet dhe disa grusht më ndihmuan të hyja shumë shpejt në Muay thai.

Kur pritet të debutoni në këtë sport?

Mendoj se sivjet do te jete debutimi im, po pres vetëm vendimin e trajnerit kurse unë jam e gatshme.

Sa ju ka ndihmuar sporti ne jetën e juaj?

Sporti ishte e vetmja gjë që më ndihmoi në jetën time. Ishte “shpëtimtari im” i jetës dhe ju jep më shumë se gjithçka që mund t’ju ​​jepte ndonjëherë. Thjesht ju jeni përgjegjës për suksesin tuaj… Askush tjetër

Planet tuaja për të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen është të jem një luftëtar shumë i mirë në Muaythai me Musti si trajner dhe një ditë dua të hyj në UFC Pro League..

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *