Vadedin Sulejmani, talent i madh por lëndimi ia shkatërroi karrierën
June 30, 2017
0 comments
Share

Vadedin Sulejmani, talent i madh por lëndimi ia shkatërroi karrierën

Se sa mundet të jetë e hidhur apo vendimtare një lëndim në sport, tregon për portalin “ArenaRing” ish mundësi i talentuar nga Saraji i Shkupit, Vadedin Sulejmani, i cili në moshën 15 vjeçare u desh të largohet nga dyshemeja për shkak një dëmtimi në krah.

Ai karrierën e tij e filloi shumë herrët, në moshën 6 vjeçare, njëherit në KM “Partizan” në Gjorgje Petrov, kurse pas gjashtë muajve u transferua në KM “Shkupi” që në atë kohë trajner ishte Nazmi Aliu.

“Gjithnjë kam qen i uritur për sporte luftarake, kështu që prindi qysh në fëmijëri e vërejti këtë dhe më dërgoi në KM Partizan, ku  qëndrova 6 muaj, kurse më pas vazhdova në KM Shkupi. Pas 5 muajve ushtrime në klubin e ri, trajneri, Nazmi Ali, menjëherë më futi në gara ku edhe arrita të bëhem kampion. Pastaj medalje të arta mora edhe nga një turne ndërkombëtar që u zhvillua në Shtip dhe kështu fillova të radhis sukseset e mija si në vend ashtu edhe jashtë saj. Në moshën 15 vjeçare futem në reprezentacionin e Maqedonisë, ndërkohë që isha kandidat për të marr pjesë edhe në kampionatin botëror në Çikago. Por një javë para udhëtimit në stërvitje u lëndova dhe dështoi pjesëmarrja ime. Ky dëmtim ishte tragjik për mua, pasi nga dyshemeja më largoi dy vite të tëra”, pohoi Sulejmani, i cili shtoi se rikthimi i tij në këtë sport ishte i rëndë.

“Fillova prapë stërvitjet por nuk isha ai i njëjti si më parë pasi ende kisha dhimbje. Ndërkohë pas një kohe të shkurt mu desh të udhëtoj në Gjermani ku edhe sot jetoj. Në këtë vend u regjistrova në KM Eberbscha, klub ku i cili garonte në ligën e dytë gjermane. Për dy vite me radhë u paraqita me sukses, kurse më pas punova edhe si trajner. Punën time të suksesshme, ky klub dëshironte ta shpërblente duke më ofruar marrëveshje për ti stërvitur gjeneratat e reja, por të njejtën nuk e pranova pasi kisha shumë obligime privatë në këtë vend’, tregon Vadedini.

Në fund ai apelon të gjithë të rinjve që të merren sa më shumë me sport, pasi kjo është mënyra më e mirë që të largohen nga punët e këqija që i sjell shekulli i 21.

Vadedini sot një person i suksesshëm dhe prind i mirë

Vadedin Sulejmani sot punon në një institucion ku me sjelljet e tija dhe punën që bënë është shumë i respektuar në vendin ku jeton, ndërkohë që sporti atë e bëri edhe më luftëtar në jetë, andaj ai sot mund të mburret lirisht se i ka të gjitha. Nga ana tjetër, Vadedini ka një vajzë dhe është shumë prind i përkushtuar, kurse së shpejti e pret edhe një djalosh trim ashtu siç e thërret, duke i lënë emrin “Ajan”.

Ëndrra ime është që të hapi një klub në Saraj

Nuk mendoj gjithnjë të qëndroj në Gjermani dhe kam planë të afërta të kthehem në Maqedoni atje  ku linda, respektivisht në fshatin tim, Saraj. Njëri prej atyre që po më jep vullnet dhe që më ka shpreh mbështetje nga tani për të hap një klub në Saraj është shoku im, apo kolegu që kemi stërvitur së bashku për vite të tëra, Avdyl Salihu. Dhe besoj se më ndihmën e tij dhe përkushtimin tim pas disa viteve do hapi këtë klub profesional, pasi Saraji ka nevojë për një sport të tillë.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *