Usyk paralajmëron Bellew: S’më mund dot, në ring kam rregullat e mia
November 7, 2018
0 comments
Share

Usyk paralajmëron Bellew: S’më mund dot, në ring kam rregullat e mia

Në prag të duelit të 10 nëntorit ndaj Tony Bellew, boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka deklaruar se askush nuk do t’ia rrëmbejë titujt kampionë bote në peshën “cruiserweight”. Edhe pse sfida do të zhvillohet në Manchester, në “shtëpinë” e Bellew, boksieri ukrainas, i pamposhtur në ring, nuk trembet nga fakti se do të ketë fansat kundër.

Usyk ka deklaruar se e ka studiuar Bellew në dy duelet e fundit që britaniku ka zhvilluar ndaj Haye dhe se nuk trembet nga deklaratat e tij. “Ai flet shumë. Ai mendon se dueli zhvillohet jashtë ringut, por harron se unë jam i pamposhtur pikërisht se kur dueloj tregoj forcën time. Në ring dueloj me rregullat e mia dhe askush nuk më mund”, tha Usyk.

Nuk më intereson se çfarë thotë ai apo të tjerët, këtë duel do ta fitoj unë. Këto tituj nuk do të lejoj askënd të m’i marrë. Tony mund të duelojë në fushën e tij, por unë jam mësuar me këto situata dhe nuk më tremb më asgjë”, tha Usyk.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *