Usyk kampion i padiskutueshëm i botës në peshën “cruiser”
July 23, 2018
0 comments
Share

Usyk kampion i padiskutueshëm i botës në peshën “cruiser”

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i botës në peshën “cruiserweight”, pas triumfit me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj rusit Murat Gassiev, në duelin zhvilluar në Moskë. Një sfidë ky u përballën dy kampionë bote në këtë peshë, por tashmë të gjithë titujt e këtij divizioni i mban 31-vjeçari ukrainas, që në fund të duelit ka ngritur lart gjerdanët e kategorive WBC, WBO, WBA dhe IBF.

Edhe pse kjo sfidë u zhvillua në Moskë, në shtëpinë e Gassiev, ai nuk arriti të triumfojë, ndërkohë që fansat në fund duartrokitën fituesin ukrainas, që i rrëmbeu rusit titujt e kategorive WBO e WBC, ndërkohë që mbante edhe ato të kategorive IBF e WBA. Boksieri ukrainas Usyk korri suksesin e 15-të në karrierën e tij si profesionist, ku ende është i pamposhtur, ndërsa për rusin kjo ishte humbja e parë pas 26 fitoreve radhazi.

Oleksandr Usyk, në përfundim të duelit, mori edhe trofeun “Muhamad Ali” si dhe një çek me vlerën e 10 milionë dollarëve. Në ring, me titujt në krahë, ai sfidoi edhe ish-kampionin e botës Tony Bellew, në një duel për titullin kampion të kësaj peshe, duel që mund të zhvillohet në fund të këtij viti, në Londër.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *