Usyk: Kam marrëveshje për të dueluar me Joshua pas sfidës me Bellew
September 27, 2018
0 comments
Share

Usyk: Kam marrëveshje për të dueluar me Joshua pas sfidës me Bellew

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka bërë me dije se ka një para-marrëveshje me menaxherin e njohur Eddie Hearn, se pas duelit ndaj Tony Bellew do të përballet me kampionin e botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua. Të dy boksierët britanikë, Bellew dhe Joshua, kanë të njëjtin menaxher, Hearn.

Usyk do të duelojë ndaj Bellew për titullin kampion bote të peshës “cruiserweight”, tituj që mbahen nga ukrainasi, ndërsa Joshua është në një peshë më lartë. Sipas ukrainasit, kjo përballje me Bellew është pjesë e një marrëveshje që në 13 prill të 2019-ës të duelojë me Joshua, duke debutuar në peshën e rëndë.

Ne kemi rënë dakord që pas duelit ndaj Bellew unë të përballem me Joshua. kjo lëvizje është pjesë e një marrëveshje që kemi arritur që më parë me Eddie Hearn. Ai ka mjaft boksierë të mëdhenj nën kontroll, madje edje Dillian Whyte. Kjo është mënyra më e mirtë dhe më e shkurtër për mua për t’ë dueluar ndaj Joshua dhe për t’u bërë kampion bote edhe në një Divizion tjetër”, tha Usyk

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *