Usyk: Bellew “kafshatë e lehtë”, po planifikoj sfidën me Joshua
October 31, 2018
0 comments
Share

Usyk: Bellew “kafshatë e lehtë”, po planifikoj sfidën me Joshua

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion i botës në peshën “cruiserweight”, ka deklaruar sot se në planet e tij është përballja me kampionin e peshës së rëndë (heavyweight) Anthony Joshua. Më datën 10 nëntor, Usyk do të mbrojë titujt ndaj britanikut Tony Bellew, por ai është projektuar drejt 2019-ës. Ai është shprehur se nuk trembet aspak nga atmosfera që do të krijohet në Manchester, në fushën e rivalit të tij dhe se e konsideron këtë përballje ndaj Bellew të lehtë.

Sfida ndaj Bellew nuk më tremb aspak, përkundrazi, e konsideroj këtë duel si një hap të madh drejt kalimit në peshën e rëndë, ku synoj duelin me Joshua. Jam i pamposhtur dhe do të jem i tillë edhe më datën 10 nëntor, një ditë pas duelit me Tony. Jam përgatitur mirë dhe rezultatin do ta shihni në ring”, u shpreh Oleksandr Usyk, 31 vjeç dhe i pamposhtur në karrierën e tij (15 fitore e asnjë humbje).

Osyk konfirmoi se objektivi i tij është Anthony Joshua: “Kam kohë që e ndjek dhe studio, pasi ai është dueli që dëshiroj më shumë për 2019-ën. Nuk e kam problem ngjitjen në një Divizion tjetër. Unë jam shumë i interesuar për këtë duel, pasi është një sfidë e madhe për të dyja palët. Së shpejti do të nisin bisedimet mes stafit tim dhe atij të Joshua për ta bërë realitet këtë sfidë”, tha Usyk.

Shifrat e boksiereve Usyk dhe Bellew

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *