A jeni tip qe pjesen me te madhe te kohes tuaj ne gym e zene veglat e forces (per te ndertuar muskuj te fuqishem), apo pajisjet aerobike, per te zhvilluar rezistencen (qendrueshmerine) tuaj?
Ushtrimet e forces apo ushtrimet e qendrueshmerise (kardiovaskulare): cilat jane me te mirat per ju? Do t’jua leme juve te vendosni, por ne fund te dites, profesionistet e fitnesit bien dakort qe nderthyrja e ushtrimeve te forces me ato te rezistences eshte rruga me e mire. Te dy llojet e ushtrimeve japin rezultate te ndryshme. Ekspertet e fitnesit theksojne se, te besh me park perseritje me më shume peshe ju ndihmon te rritni forcen. Te besh me shume perseritje me më pak peshe te ndihmon te ndertosh rezistence. E verteta eshte, se ne boten reale, ju keni nevoje qe t’i perdorni te dyja ne jeten e perditshme.
Ketu po ju japim nje shembull te ushtrimeve te forces kundrejt ushtrimeve te qendrushmerise (kardiovaskulare) dhe si mund t’i perfshini ato ne rutinen tuaj stervitore…
USHTRIMET E FORCES
Ushtrimet te cilat ndertojne force kerkojne me teper peshe/hekur. Ushtrimet e forces ndertojne masen e kockave dhe te muskujve gjithashtu. Ushtrimet e forces jane shume te mira, per te gjithe ata qe po kerkojne te shtojne muskuj apo te humbasin dhjamrat. Te perfundosh nje circuit te plote me ushtrime force do te rrise metabolizmin tuaj dhe do te vazhdoje edhe pasi te keni mbaruar stervitjen. Ata qe po mundohen te bien ne peshe permes ushtrimeve te forces, duhet te kene parasysh se ata vertet do te bien ne peshe, por ky proçes do te jete me i avashte ne krahasim me ushtrimet e rezistences. Ju do te bini nga pesha duke vrapuar, nderkohe qe fitoni edhe muskuj. Kembengulja, vazhdimesia dhe disiplina jane thelbesore.
Trajnimi i forces duket sikur i perket me shume botes mashkullore. Pjesa me e madhe e meshkujve preferojne te fryhen e te shtojne mase muskulare. Ushtrimet me llastiket e rezistences jane shume te mira per te ndertuar force, gjithashtu edhe nje menyre e mire per t’i shtuar pak “spec djeges” rutines suaj.
Trajnimi me pesha eshte nje menyre shume popullore per te ndertuar muskuj e per t’u bere i forte. Ka shume variante te calisthenics, te cilat gjithashtu do te ndihmonin ne formimin e muskujve. Te shtosh pesha tek kyçet e duarve apo te kembeve do t’ju vere ne nje tjeter sprove gjate rutines suaj.
Ketu jane disa nga 8 ushtrimet me te mira te forces:
1. Bridge
2. Twist
3. Plank
4. Push Up
5. Superman
6. Squat
7. Deadlift
8. Lunge
USHTRIMET E QENDRUESHMERISE (kardiovaskulare)
Keto ushtrime perfshijne çdo lloj levizje qe rrit funksionin kardiovaskular – dhe ju ndihmon te vishni ato xhinset sexy. Nese do te djegesh shume kalori gjate stervitjes tende, atehere bej trajnim per te forcuar rezistencen tende, pra aftesine per te rezistuar sa me gjate. Kur mendon per ushtrimet e rezitences, mendo per renien ne peshe dhe mirembajtjen e peshes.
Çdo lloj ushtrimi qe rrit frymemarrjen tuaj dhe rrahjet e zemres per nje sasi te caktuar kohore, konsiderohet rezistence (qendrueshmeri). Aktiviteti vigoroz perqark shtepise, si pastrimi i saj, larja e dritareve, dyshemese, tapetave, marrja me kopshtari, makines etj., eshte rezistence (qendrueshmeri), sigurisht kane ato jane me efektive nese pas ketij aktiviteti nuk ia shkelni ne ushqim (nga lodhja e tepert ?).
Ne palester do te gjeni makineri, qe do t’ju ndihmojne me ushtrimet e rezistences (mendo per elliptical). Nese i druhesh regjistrimit ne nje palester, gjej nje vend tendin dhe shko.
Ja, disa shembuj te ushtrimeve rezistente:
1. Biçikleta
2. Aerobia
3. Kercimi
4. Ecja
5. Vrap i lehte (jogging)
6. Kopshtaria
7. Hipizmi
8. Tenisi
9. Noti
Si ushtrimet e forces, ashtu edhe ato te qendrueshmerise (rezistences) kane te mirat e tyre. Ato ndihmojne ne shendetin mendor, duke ulur depresionin, ankthin dhe stresin.
Çfaredo lloj programi te zgjidhni, drejtohuni nje trajneri personal te kualifikuar, per t’ju ndihmuar me programin. Konsultohuni me mjekun perpara nisjes se nje ushtrimi te ri. Mbani mend te beni stervitjen sa me te dashur e argetuese per ju. Duke pare rezultate te vazhdueshme, deshira juaj per te vazhduar do te shtohet me shume.
Ekspertet jane dakort qe miksimi i ushtrimeve te forces me ato te rezistences do t’ju mbajne ne forme dhe te bukur. Se bashku me ushtrimet duhet te jete edhe nje diete e shendetshme dhe e balancuar me fruta, perime e proteina, per t’ju mbajtur me te shendetshem.
Trajnimi i forces duket sikur terheq me shume meshkujt, sesa femrat. Ne palester, femrat zakonisht u drejtohen corss-trainerit apo pistes se vrapit, ndersa meshkujt migrojne tek kendi i peshave dhe makinerite e peshave.
Ndoshta kjo do te ishte nje thirrje e vockel per femrat beqare: Nese je ne kerkim te nje mashkulli te beshem e me abs perfekt, kalo nga rezistenca te trajnimi i forces. Ku i dihet, aty ndoshta mund te gjesh ate te duhurin.