Ushtrime të përbashkëta mes klubeve, Allajbegu përshëndet këtë nisje  
February 19, 2018
0 comments
Share

Ushtrime të përbashkëta mes klubeve, Allajbegu përshëndet këtë nisje  

Bashkëpunimi në mes klubeve gjithmonë ka dhënë edhe rezultatet e duhura, andaj një programi të tillë kanë nisur dy klubet kosovare KM Mentaz Allajbegu dhe KM Kaçaniku që u bashkuan për të zhvilluar një stërvitje interesante në Prishtinë para kampionateve që i presin në të ardhmen.

Kështu, trajnrët e të dyja klubeve Ferrat Ramadani, Lumi Syla e Ilir Zeka iu treguan mundësve të rinj edhe disa teknika që sigurisht të njëjtit do ti aplikojnë në karrierat e tyre, ndërkohë që të njëjtit edhe u shoqëruan ndërmjet vete. Këto ushtrime të përbashkëta i përshëndeti edhe kryetari i klubit Beni Allajbegu, i cili tha se nëse dëshirojmë suksese në të ardhmen, medoemos duhet ti bashkojmë forcat sepse këtë gjithnjë e aplikonte edhe legjenda e mundjes “Mentaz Allajbegu”, i cili shpesh thonte Bashkimi bën fuqi.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *