Urim Saiti kthehet pas dy viteve në ring edhe atë në “Fight Night in der Crosshalle“
February 8, 2018
0 comments
Share

Urim Saiti kthehet pas dy viteve në ring edhe atë në “Fight Night in der Crosshalle“

Qyteti i Bazelit më 24 shkurt do të jetë qendra e sporteve luftarake, pasi në këtë vend do të zhvillohet evenimenti i parë nga pesë sa janë paraparë në vit “Fight Night in der Crosshalle“ ku organizator janë federata e re “New Generation Team“.

Nga sportistët shqiptar, përveç Mersim Zeqirit në këtë spektakël do të paraqitet edhe një legjendë e kikboksit shqiptar, bëhet fjalë për Urim Saiti, me prejardhje nga Kërçova ku rikthehet në ring pas dy viteve pauzë. 40 vjeqari do të ndeshjet me hungarezin, Tibor Varga. Saiti për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh me emocione dhe mezi po pret të futet në ring.

“Ndenja është e veçantë  përderisa e bej me kënaqësi këtë sport edhe atë në moshën 40 vjeçare. Në ring për herë të parë jam fut në moshën 31 vjeçare dhe kam arrit disa suksese të mira kështu që viti 2018 do ketë shumë surpriza nga ana ime. Sa i përket ndeshjes me hungazerzin, personalisht nuk kam shumë informata se kush është përveç se e di se është 190cm i gjatë dhe që merret me boks dhe kikboks. Unë jam i motivuar dhe besoj se me 24 shkurt do dal fitues”, tha Saiti, i cili shtoi se në fazën përgatitore ka pas shumë mbështetje.

“Përveç se kemi përkrahjen nga shumë klube dhe shok nga Maqedonia që stërvitemi bashkë, ushtrimet kryesore i zhvillojmë në klubin Martial Arts Academy Kërçovë ku ne anën teknike dhe fokuserkat me ndihmon shumë Sami Zeçiri po ashtu dhe disa xanës te klubit. Ndërsa si sparing partner kam shokët e klubit poashtu edhe me  Aleksandar Dimovski nga Manastiri. Kështu që shfrytëzoj rastin dhe ti falënderoi. Ditët në vijim do të udhëtoj edhe në Shkup ku planifikoj të bëj sparing edhe tek KB Çair ku trajner është strategu i boksit, Faton Salihu”, pohoi Urim Saiti.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *