Ultimatumi i WBA: Joshua e Povetkin kanë 24 orë kohë për marrëveshjen
June 26, 2018
0 comments
Share

Ultimatumi i WBA: Joshua e Povetkin kanë 24 orë kohë për marrëveshjen

Boksierit britanik Anthony Joshua do t’i duhet të presë edhe disa muaj para se të zhvillojë duelin me Deontay Wilder, pasi WBA (World Boxing Association) i ka kërkuar atij që të mbrojë titullin kampion të kësaj kategoria ndaj rusit Alexander Povetkin. Jo vetëm kaq, por i ka dhënë vetëm 24 orë afat që të nënshkruajë marrëveshjen me rusin. Wilder (kampion ne peshat e rënda në kategorinë WBC) ende nuk ka kthyer një përgjigje në lidhje me duelin me Joshua dhe për të unifikuar titujt kampionë bote, ndaj WBA ka urdhëruar Joshua të mbrojë titullin ndaj Povetkin.

Presidenti i WBA-së, Gilberto Mendoza i pat dhënë një muaj shtesë Joshua që të negocionte me ëilder (deri më 25 qershor), por afati ka skaduar dhe tashmë britaniku duhet të përballet me Povetkin. “Sot ne formuluam dhe i dërguam Joshua kërkesën zyrtare për të dueluar me Povetkin, i mandatuar nga ne për t’u përballur për titullin kampion të kategorisë WBA. Ne i patëm dhënë një muaj kohë shtesë Joshua për të negociuar dhe mbyllur marrëveshjen me Wilder, por pa sukses”, tha Mendoza. Pritet që sfida mes Joshua dhe Povetkin të zhvillohet në shtator.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *