Uldedaj i pamposhtur në ring, korr suksesin e 7-të si profesionist
December 5, 2017
0 comments
Share

Uldedaj i pamposhtur në ring, korr suksesin e 7-të si profesionist

Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj ka korrur sot fitoren e shtatë në karrierën e tij si profesionist, duke qëndruar i pamposhtur në ring. Lezhjani mundi me “KO teknik” në raundin e tretë çekun Redek Geismann, përballje e zhvilluar në shtëpinë e këtij të fundit. Kjo nuk ka trembur aspak boksierin shqiptar, që ka treguar një formë të shkëlqyer, duke e dominuar sfidën dhe fituar atë. Kjo është fitorja e parë e Jurgen Uldedaj me “KO”, pasi përballjet e tjera i ka siguruar me vendim unanim të gjyqtarëve.

Uldedaj, 20 vjeç, po i ngjit një e nga një shkallët e karrierës si profesionist, çka konfirmohet nga vetë boksieri lezhjan, që shprehet i kënaqur me këtë rezultat dhe paraqitjen ndaj rivalit 25-vjeçar çek, Geismann. “Gradualisht po konsolidoj rrugën drejt ndeshjeve më të rëndësishme për titull. Një falënderim të veçantë për trajnerin tim Dirk Dzemski dhe skuadrën SES Boxing, ku garoj dhe stërvitem”, u shpreh Uldedaj, që rikthehej në ring 8 muaj pas sfidës së fundit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *