UFC vendos datën e duelit midis dy njerëzve më të rrezikshëm të planetit
Një nga ndeshjet më të shumëpritura të historisë së peshës së rëndë të UFC tashmë ka një datë zyrtare.
Ndeshja e titullit të peshës së rëndë midis kampionit Stipe Miocic dhe kandidatit kryesor Francis Ngannoi është konfirmuar sot nga zyrtarët e UFC për eventin e 20 janarit që do të zhvillohet në TD Garden të Bostonit.
Pas nokautit të vitit të Ngannou ndaj veteranit Alistar Overeem në UFC 218, presidenti i UFC Dania White tha se “Predatori” do të ndeshet me Miocic. Dhe do të ndodhë më shpejt se sa ishte parashikuar.
Që kur fitoi titullin ndaj Fabricio Werdum në maj të 2016, Miocic e ka mbrojtur titullin ndaj Overeem dhe Junior Dos Santos. Të tre ndeshjet janë mbyllur me nokaut.
Nëse do ta mbronte titullin ndaj Ngannou, Stipe do të thyente rekordin e mbrojtjeve të titullit në peshën e rëndë.
Sa për Ngannou, i cili nisi karrierën si profesionist vetëm katër vite më parë, të gjitha fitoret e tij në UFC kanë ardhur me nokaut.
UFC 220 pritet të jetë një event spektakolar, duke parë edhe ndeshjen tjetër për titullin kampion midis kampionit Daniel Cormier dhe Volkan Oezdemir.