UFC: VanZant humbet ndeshjen dhe thyen krahun, ja foto e dëmtimit
January 16, 2018
0 comments
Share

UFC: VanZant humbet ndeshjen dhe thyen krahun, ja foto e dëmtimit

Sportistja amerikane e arteve marciale mikse Paige VanZant humbi duelin ndaj Jessica Rose Clark, zhvilluar në eventin e UFC Night Fight 124, përballja kryesore e kësaj mbrëmje, por problemet për bukuroshen kanë qenë edhe më të mëdha pas sfidës. VanZant u mund me vendim unanim të gjyqtarëve pas 3 raundesh mjaft të bukura, kryesisht të dominuara nga Clark në dy të parat. Kampionia amerikane tentoi të përmbysë situatën në raundin e tretë, por e pati të pamundur të kthejë fatin e duelit edhe për një arsye tjetër.

Që në raundin e parë, bukuroshja VanZant ka thyer kockën e krahut të djathtë dhe këtë gjë e ka konfirmuar sot, kur ka postuar një foto nga spitali të analizës me “rreze X” që i ka bërë krahut. “E theva krahun që në raundin e parë, por doja ta përfundoja sfidën, pasi isha në gjendje të dueloja. Tani do të nis periudhën e riaftësimit dhe shpresoj të rikthehem sa më shpejt në kafaz. Këto dëmtime janë pjesë e lojës. Dua të falënderoj të gjithë: Fansat, trajnerin, rivalen”, tha VanZant nga spitali.

Nga dueli mes Paige VanZant dhe Jessica Rose Clark

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *