UFC synon të rikthejë në kafaz ish-kampionin e botës
February 27, 2018
0 comments
Share

UFC synon të rikthejë në kafaz ish-kampionin e botës

Ish-kampioni i botës në artet marciale mikse në peshën e rëndë Brock Lesnar mund të rikthehet në kafaz dy vjet pas daljes së fundit. Një foto e publikuar nga presidenti i UFC-së, Dana White me ish-kampionin e botës lë të mendosh se 40-vjeçari, një nga personazhet më të dashur në këtë sport, mund të duelojë sërish në të ardhmen në kafaz. Aktualisht, Lesnar duelon në WWE (world wrestling entertainment), por kontrata e tij me këtë sport skadon në fund të këtij muaji, pas eventit të ardhshëm të wrestle-mania.

White dhe Lesnar kanë qenë së bashku ditën e diel në eventin e “elimination chamber” të WWE-së, kur dhe kanë postuar foton, që mund të shënojë një riktim të ish-kampionit të botës. Dana White ka qenë i qeshur në këtë foto, ndërkohë që Lesnar mbate të veshur një bluzë ku ishte e shkruar UFC. Hera e fundit që ai ka dueluar në kafaz ka qenë në UFC-200, më 9 korrik të 2016-ës, kur fitoi ndaj Mark Hunt, por më pas doli pozitiv dhe u pezullua. Në artet marciale mikse, Brock Lesnar ka një rekord prej 5 fitoresh, 3 humbjesh dhe një ndeshje pa rezultat.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *