UFC, Shevchenko akuzon gjyqtarët për humbjen: Vendim i dyshimtë
September 12, 2017
0 comments
Share

UFC, Shevchenko akuzon gjyqtarët për humbjen: Vendim i dyshimtë

Amanda Nunes mbrojti titullin kampion bote në peshën “bantam” (pesha gjel) në artet marciale mikse, pas fitores me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj Valentina Shevchenko, në UFC-215 (eventi u zhvillua në Kanada). Ky vendim ka befasuar shumë persona, përfshi edhe vetë humbësen që nuk e ka pranuar atë dhe ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarëve. Vetëm një prej tyre ishte në favor të Shevchenko, ndërsa dy të tjerë ishin në favor të Nunes.

Sfida e UFC-215, Nunes fitoi me vendim jo-unanim te gjyqtareve

Nuk e kuptoj se përse fitorja shkoi te rivalja ime. Mos ndoshta pasi u rrëzova dy herë në tapet në 5 raunde? Ajo nuk më goditi asnjëherë në fytyrë. Shihni fytyrtën e saj, hyndën e saj plot gjak nga grushtet e mia. Nuk e kuptoj se përse ajo është ende kampione”, tha Shevchenko e zhgënjyer.

Nga dueli mes Amanda Nunes dhe Valentina Shevchenko

Më tej, sportistja me urigjinë ruse, por që garon për Perunë, shtoi: “Nuk jam aspak dakord me këtë vendim të gjyqtarëve, që i dhanë fitoren rivales time. Nuk e aprovoj atë. Unë do ta fitoj përballjen tjetër mes nesh”, tha Valentina Shevchenko, që sfidën e parë ndaj Nunes, zhvilluar në amrsin e 2016-ës, e pat humbur me vendim unanim të gjyqtarëve. Sportistja braziliane e mbrojti për herë të dytë titullin kampion në artet marciale mikse, pasi pat fituar më 30 dhjetor të vitit të kaluar ndaj Ronda Rousey. Nuk dihet ende nëse UFC-ja do të organizojë një sfidë të tretë mes dy sportisteve , duke parë polemikat e lindura pas përfundimit të kësaj sfide të dytë.

Reagimi i Valentina Shevchenko pas vendimit

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *