UFC po punon për shkëmbimin e shekullit
October 25, 2018
0 comments
Share

UFC po punon për shkëmbimin e shekullit

Po shkruhet historia e MMA me një shkëmbim befasues talentesh.

ESPN raporton se UFC dhe ONE Championship kanë nisur bisedimet për të shkëmbyer ish-kampionin e peshës flutur Demetrious Johnson me luftëtarin e peshës velter Ben Askren.

Shkëmbimi do të përfshinte lirimin e Johnson nga kontrata e UFC, dhe ONE që do të bënte të njëjtën gjë me Askren në mënyrë që luftëtarët të jenë në gjendje të ndërrojnë organizatë.

Sipas ESPN, marrëveshja është diskutuar në detaje, por akoma nuk është finalizuar.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, të dyja organizatat do të merrnin dy prej luftëtarëve më dominantë të historisë së tyre respektive.

Johson ishte kampion për gjashtë vite radhazi në UFC, dhe u mposht nga Henry Cejudo në UFC 227 gushtin e kaluar.

Askren, 34 vjeç, konsiderohet si një nga luftëtarët më të mirë që nuk ka pasur mundësinë të shkelë në kafazin e UFC. Ai ka folur për rikthimin e tij në oktagon duke sfiduar emra të mëdhenj si Georges St-Pierre dhe Khabib Nurmagomedov.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *