UFC planifikon sfidën e madhe
January 16, 2019
0 comments
Share

UFC planifikon sfidën e madhe

Sportistja braziliane Amanda Nunes, që dy javë më parë shkroi historinë e UFC-së, duke u bërë e para femër që mban njëkohësisht dy tituj kampionë bote në artet marciale mikse, pritet të duelojë ndaj Holly Holm në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg). Një sfidë që do të vërë përballë njëra-tjetrës kampionen aktuale të këtij Divizioni, Nunes dhe ish-kampionen, Holm.

Amanda Nunes, kampione e dyfishte e botes

Holm tronditi botën 3 vite më parë, kur mposhti ikonën e këtij sporti, Ronda Rousey, duke i rrëmbyer titullin kampion. Ndaj Dana White, presidenti i UFC-së, kërkon të vërë sërish në provë Nunes, këtë herë ndaj një sportiste me përvojë dhe të sprovuar në duele të tilla. Një sfidë që do të tërhiqte shumë vëmendjen e fansave e mediave, pasi bëhet fjalë për dy ikona të këtij sporti.

Nunes mban edhe titullin e peshës “featherweight” (pesha 61-66kg), të cilën e fitoi më 29 dhjetor, në duelin ndaj Cyborg. Por sportistja braziliane ka deklaruar se nuk dëshiron të duelojë më në këtë Divizion dhe se synon të rikthehet në peshën e mëparshme.

Dhe, Holly Holm (12 fitore e 4 humbje në UFC) është kandidatja kryesore për të mbrojtur titullin. Gjasat janë që kjo sfidë të zhvillohet verën e këtij viti, pasi Nunes (17 fitore e 4 humbje në UFC) i duhet të zbresë në peshë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *