UFC më ka premtuar parajsën për titullin
November 13, 2018
0 comments
Share

UFC më ka premtuar parajsën për titullin

T.J.Dillashaw, kampioni i botës në peshën “bantamweight” në artet marciale mikse, ka konfirmuar edhe një herë sot kalimin e tij në një Divizion tjetër, atë te peshës “flyweight”. Në këtë Divizion, Dillashaw do të përballet me kampionin Henry Cejudo, një duel që pritet të zhvillohet më 26 janar, në Anaheim të Kalifornisë, në eventin UFC-233.

Për 32-vjeçarin Dillashaw, 16 fitore e 3 humbje në UFC, kjo është një sakrificë e madhe, pasi atij i duhet të humbasë në peshë për të dueluar ndaj Cejudo (13 fitore e 2 humbje në UFC). Por sipas kampionit të peshës “bantamweight”, ia vlen të bëjë këtë sakrificë, pasi pagesa që Dana White dhe UFC-ja i kanë premtuar është vërtet e majme.

UFC kërkon që të zbres në Divizionin tjetër dhe të marr një tjetër gjerdan, atë të peshës “flyweight”. Jam gati të dueloj për një tjetër titull kampion bote. UFC më ka premtuar një shpërblim të mirë, një shumë të madhe parash, që nuk mund ta refuzoja. Natyrisht që në mes është reputacioni im, por jam gati për duelin”, tha Dillashaw.

Të dy sportistët kanë dueluar për herë të fundit në kafaz në gusht të këtij viti, në eventin UFC-227. Dillashaw mbrojti titullin kampion të peshës “bantamweight” ndaj  Cody Garbrandt, ndërsa Cejudo fitoi titullin e peshës “flyweight” ndaj Demetrious Johnson.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *