UFC mbetet pa duele për titull, një tjetër kampion bote 9 muaj pushim
February 12, 2019
0 comments
Share

UFC mbetet pa duele për titull, një tjetër kampion bote 9 muaj pushim

Kam nevojë për pak pushim. Viti 2018 ka enë shumë intensive për mua, kam zhvilluar 3 duele, të 3 për tituj dhe të 3 i fitova. I kam kryer me sukses të gjitha detyrat e mia me UFC-në”, ka deklaruar Daniel Cormier, ish-kampion i dyfishtë i botës. Aktualisht mban vetëm titullin kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse.

Jam 39 vjeç, gjithë këto duele lënë edhe pasoja fizike, pasi kam disa dëmtime të lehta. Ndaj më duhet pak më shumë kohë për t’u rikthyer në kafaz”, tha Cormier, që do të mbushë 40 vjeç pas një muaji.

Daniel Cormier kampion i dyfishte i botes

Kjo deklaratë konfirmon se kampioni amerikan, 22 fitore, 1 humbje dhe një duel pa rezultat, do të rikthehet në kafaz gjatë verës së këtij viti. Dueli i tij i fundit në kafaz daton më 3 nëntor të vitit të kaluar, kur mbrojti titullin kampion bote të peshës së rëndë ndaj Derrick Lewis.

Sipas “MMA Fighting”, Daniel Cormier pritet të duelojë sërish në kafaz në gusht të këtij viti. “Do të më duhen të paktën 9 muaj pushim”, tha Cormier, që ende nuk ka vendosur edhe për emrin e rivalit. Gjithnjë përflitet se ai do të duelojë ndaj një legjende të kësaj peshe si Brock Lesnar, që aktualisht ndodhet në WWE.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *