UFC konfirmon marrëveshjen me ESPN për të drejtat televizive
Programet e UFC do të kalojnë zyrtarisht te lideri i sportit duke filluar nga viti i ardhshëm.
UFC dhe ESPN kanë shpallur partnershipin që do të bëjë ESPN shtëpinë ekskluzive të UFC si në platformat dixhitale ashtu edhe në televizion duke filluar nga 1 janari.
Marrëveshja, e cila do të zgjasë për pesë vite, është konfirmuar ditën e enjte dhe raportohet të jetë rreth 750 milionë $.
Marrëveshja vjen bashkë me partnershipin e shpallur më parë të UFC me ESPN+, e cila është një kompani “streaming” online dhe thuhet se edhe kjo marrëveshje të jetë rreth 750 milionë $.
Në total, rrjeti që është në pronësi të Disney ka investuar 1.5 miliardë $ për pesë vitet e ardhshme për të transmetuar evenimentet e UFC.
Marrëveshja me ESPN është më e madhja në historinë e UFC.
“Në 18 vitet e fundit, çdo vit e kemi çuar në një nivel tjetër këtë sport dhe markë. Sot është një ditë shumë e lumtur për ne pasi jemi bërë pjesë e familjes së ESPN,” ishin fjalët e presidentit Dana White.