UFC, kampionia e botës nis procedurat për adoptimin e një vajze
February 1, 2018
0 comments
Share

UFC, kampionia e botës nis procedurat për adoptimin e një vajze

Kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha gjel) në artet marciale mikse, Cris Cyborg Justino, së shpejti do të bëhet nënë. Ajo nuk është shtatzënë, por ka vendosur që të adaptojë një fëmijë, një vajzë 12-vjeçare braziliane. “Tani do të udhëtoj në Europë, ku do të marr pjesë në disa seminare, do të vizitoj disa spitale, kisha dhe projekte sociale. Më pas, do të nis procedurat për të adoptuar mbesën time. Shumë gjëra të bukura po ndodhin për mua, jam e bekuar”, tha Cris Cyborg. 32-vjeçarja braziliane mbrojti titullin kampion bote më 30 dhjetor, kur mundi Holly Holm me vendim unanim të gjyqtarëve, ndërkohë që më 7 korrik do të duelojë ndaj patriotes së saj, Amanda Nunes, kampione e botës në peshën e pupël.

Cyborg gjate duelit me Holm

Cyborg, braziliane, nuk ka deklaruar emrin e vajzës që do të adoptojë dhe nuk dëshiron të tregojë foto të vajzës, për ta mbrojtur atë nga mediat. Kampionia braziliane e arteve marciale mikse përdori vjalën “mbesë”, duke mos e specifikuar nëse vajza që do të adaptojë ka lidhje gjaku me të, apo do të adoptojë një fëmijë nga Shtëpia e Fëmijës, duke mos qenë pjesë e trungut të saj familjar. “Njohja ime me vajzën ka nisur që 7 vite më parë dhe këtë premtim për adopitm ia ka bërë që asokohe. Ne e kemi që tani një marëdhënie mes nënës dhe bijës, pasi jemi gjithnjë bashkë. Kur erdha për të dueluar në Amerikë ishte e vështirë për të dyja për t’u ndarë, por tani do të realizoj ëndrrën tonë për të qenë gjithnjë bashkë”, tha Cyborg.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *