UFC, kampioni i botës në peshat e rënda pezullohet 6 muaj
July 12, 2018
0 comments
Share

UFC, kampioni i botës në peshat e rënda pezullohet 6 muaj

Në eventin e UFC-226 u shpall kampion bote në peshën e rëndë, pas fitores me “KO” në raundin e parë, por Daniel Cormier do t’i duhet të qëndrojë 6 muaj pushim para se të rikthehet në kafaz. Ka qenë ky vendimi që ka marrë komisioni mjekësor në Nevada, që ka ndaluar kampionin amerikan të duelojë para 4 janarit të 2019-ës.

Në eventin e UFC-226, Cormier mori titullin kampion në duelin ndaj Stipe Miocic, duke u bërë sportisti i dytë në histori që mban njëkohësisht dy tituj kampionë (ka edhe atë të peshës “light heavyweight”. Sipas komisionit mjekësor, Cormier ka thyer gishtin dhe do t’i nënshtrohet operacionit, duke mos e lejuar që të duelojë për 6 muaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *