UFC, kampioni i botës: Më kanë masakruar me testet antidoping
Jon Jones, kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 84-91kg), mori sërish licensën për të dueluar në Las Vegas pas marrëveshjes që arriti me Komisionin e Sportit në Nevada. Sipas marrëveshjes, ai do t’i nënshtrohen periodikisht testeve antidoping. Gjithsesi, Jones nuk e priste që këto teste të ishin kaq të shpeshta. “Nuk jam përgatitur dot ashtu si duhet, pasi ka qenë e tmerrshme”, thotë Jones.
“Nga janari e deri më tani jam testuar çdo javë. Madje edhe dy herë në javë. Dikush vinte në shtëpinë time për të marë urinën apo gjakun. Unë nuk e kam problem këtë gjë, nuk kam se çfarë të fsheh. Madje mësoj se çfarë ka trupi im”, tha Jones.
Më 2 mars, ai do të mbrojë titullin kampion bote të Divizionit të tij në eventin UFC-235. Në Las Vegas, ku rikthehet të duelojë pas shumë kohës, ai do të përballet me Anthony Smith. Para eventit UFC-229, ai doli pozitiv por WADA e mbrojti, duke thënë se substanca e ndaluar që iu gjet ishte në trupin e tij që nga rasti i parë.
Komisioni i Sportit në Nevada nuk e lejoi që të duelojë në atë event në Las Vegas, ndaj UFC e spostoi atë nga Nevada në Kaliforni (në Los Anxhelos). Para këtij dueli ndaj Smith, WADA do të bëjë një raport të përgjithshëm të rezultateve nga testet antidoping.