UFC, ish-kampionia e botës s’heq dorë nga kafazi: Keni nevojë për mua
February 19, 2019
0 comments
Share

UFC, ish-kampionia e botës s’heq dorë nga kafazi: Keni nevojë për mua

Ish-kampionia e botës në artet marciale mikse, sportistja braziliane Cris Cyborg, është pranë rinovimit të kontratës me UFC-në. Sipas kontratës aktuale, ajo ka ende edhe një duel për të zhvilluar, por Cyborg shpreson të qëndrojë më gjatë në kafaz.

Cyborg, tashmë 33 vjeç, mund të rikthehet në kafaz në eventin UFC-237, që zhvillohet më 11 janar në Curitiba, në Brazil. Event ku ajo do të mbyllë kontratën aktuale. Gjithsesi, në vendlindjen e saj, ajo mund të nënshkruajë edhe marëveshjen e re.

Ne shpresojmë që Cyborg të arrijë një marrëveshje të mirë me UFC-në. Nuk bëhet fjalë për një sportiste dosido, por për një ikonë të arteve marciale mikse, e cila gjithnjë dhuron duele të bukura dhe gjeneron shumë të ardhura. E thënë troç, UFC ka nevojë për Cris dhe nuk bën dot pa sfidat e saj. Ajo e dashuron shumë këtë sport dhe dëshiron të jetë sërish pjesë e UFC-së.

Deri më tani nuk kemi marrë ende asnjë ofertë për duelin e fundit apo për shtyrjen e kontratës, por presim të takohemi me Dana White së shpejti”, tha Audie Attar, menaxheri i sportistes braziliane. Cyborg numëron 20 fitore, 2 humbje dhe një duel pa rezultat në artet marciale mikse.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *