UFC Fight Night Long Island: Ish-kampioni Weidman rikthehet te fitorja
July 24, 2017
0 comments
Share

UFC Fight Night Long Island: Ish-kampioni Weidman rikthehet te fitorja

Megjithëse kishte një ecuri negative me tre humbje radhazi, ish-kampioni i peshave të mesme është bazuar te aftësitë e tij që njihen nga të gjithë për t’iu rikthyer te fitorja në UFC Fight Night Long Island duke mundur në raundin e tretë me ‘submission’ Kevin Gastelum. Ishte një sfidë mjaft e bukur në evenimentin kryesor të UFC në Fox 25. “E di që Long Island nuk ka dyshim tek aftësitë e mia,” shprehet Weidman pas ndeshjes.

“Por në botë ka shumë që dyshojnë tek aftësitë e mia, vazhdoni dyshoni. Dua revanshin me Michael Bisbing. Jam më i miri në botë.”

Në fund të raundit të parë nuk u duk sikur kjo do të ishte humbja e katërt radhazi për Weidman pas një grushti që e rrëzoi në tokë nga Gastelum. Por ai e mori veten, ruajti qetësinë dhe në të tretin e mbyti në mënyrë spektakolare duke treguar edhe njëherë aftësitë e tij.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *