UFC e magjepsur nga Ngannou, konfirmon duelin për titull ndaj Stipe Miocic
December 7, 2017
0 comments
Share

UFC e magjepsur nga Ngannou, konfirmon duelin për titull ndaj Stipe Miocic

Vetëm pak ditë pasi bëri bujë në UFC-218, ku triumfoi me “KO” ndaj Alistair Overeem, sportisti kamerunas i arteve marciale mikse Francis Ngannou ka siguruar të drejtën për të dueluar për titullin kampion bote në peshën e rëndë. UFC-ja ka vendosur që Ngannou të përballet me kampionin aktual të botës të peshave të rënda Stipe Miocic, por nuk ka konfirmuar eventin kur do të zhvillohet kjo përballje. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i UFC-së, Dana White, në një deklaratë për mediat, në përfundim të UFC-218, që u zhvillua në Detroit tri ditë më parë.

Francis Ngannou gjate duelit te fituar ne UFC 218

Ngannou ishte i shkëlqyeshëm në UFC-218, ishte i manhitshëm me paraqitjen e tij. Ai realizoi një “KO” fantastik, ashtu sikurse ju e keni parë të gjithë. Kur e shihni atë, duket sikur shihni kampionin e botës në peshat e rënda. Ai ngjan si i tillë, është një përbindësh dhe sa vjen e bëhet një sportist më i mirë. Unë gjithnjë kam besuar tek ai djalë, ndaj e meriton këtë mundësi për titullin kampion”, u shpreh Dana White, pa bërë me dije datën dhe vendin se ku do të zhvillohet kjo përballje mes Stipe Miocic dhe Francis Ngannou (11 fitore dhd 1 humbje në karrierë).

Kampioni i botes ne peshat e renda ne UFC, Stipe Miocic

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *