UFC-239, ish-kampionia e botës rikthehet në kafaz pas pushimeve të gjata
May 21, 2019
0 comments
Share

UFC-239, ish-kampionia e botës rikthehet në kafaz pas pushimeve të gjata

Ish-kampionia e botës në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg) në artet marciale mikse, Cris Cyborg, do të duelojë ndaj kanadezes Felicia Spencer në eventin UFC-239, që zhvillohet më 27 korrik, në Kanada.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Cyborg, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, ku shprehet se është gati të duelojë me Spencer. Kjo sfidë i është ofruar sot nga Dana White, presidenti i UFC-së, pas fitores që kanadezja arriti dy ditë më parë ndaj Anderson në eventin UFC Fight Night 152.

Takohemi më 27 korrik, në Kanada. E pranoj sfidën për të dueluar ndaj Spencer”, shkruan sportistja braziliane Cris Cyborg. Edhe sfidantja kanadeze, që synon majat e këtij Divizioni, u shpreh e kënaqur me këtë duel: “Absolutisht që e dua këtë sfidë”.

Cyborg, ish-kampione e botës, nuk duelon në kafaz që prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar, kur humbi titullin kampion bote. Ky rikthim në kafaz është një mundësi e mirë për t’iu afruar sërish revanshit me kampionin e kësaj peshe, Amanda Nunes.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *