UFC-232, White reagon për spostimin e eventit në Los Anxhelos
December 25, 2018
0 comments
Share

UFC-232, White reagon për spostimin e eventit në Los Anxhelos

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka reaguar për herë të parë sot pas vendimit që u morr për të spostuar eventin e UFC-232, që zhvillohet më 29 dhjetor, nga Las Vegasi në Los Anxhelos. Komisioni i Sportit në Nevada i hoqi licensën për të dueluar në këtë shtet sportistit Jon Jones, që doli pozitiv me një sasi të papërfillshme të “turinabol” (testi është kryer më 8 dhjetor). Por Usada, antidopingu amerikan, tha se kjo sasi e vogël e kësaj substance është e mbetur në trupin e sportistit që prej skandalit që ai pati në vitin 2017.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Dana White, që tha: “Jones nuk ka dalë sërish pozitiv. Po e qartësoj situatën: Nuk kemi një tjetër rast dopingu për Jon Jones. Ajo sasi e papërfillshme që u gjet në urinën e tij ndodhet aty që prej testit ku ai doli pozitiv në vitin 2017. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Usada si dhe mjaft ekspertë të tjerë. Më vjen keq që u krijua kjo situatë”.

Më tej, numri 1 i arteve marciale mikse sqaron edhe fansat që kishin blerë biletën për të ndjekur këtë sfidë mes Jon Jones dhe Alexander Gustafsson në Las Vegas. “Sfida e titullit “light heavyweight” (pesha 83-94kg) do të zhvillohet në Los Anxhelos dhe të mërkurën do të dalin në shitje biletat e reja. Ata që kanë blerë tashmë biletën për në Las Vegas mund ta konvertojnë atë për ta parë sfidën në Los Anxhelos, duke i informuar edhe në lidhje me udhëtimin. Nëse nuk duan, do të marrin paratë mbrapsht”, tha Dana White.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *