UFC-232 spostohet në Los Anxhelos
December 24, 2018
0 comments
Share

UFC-232 spostohet në Los Anxhelos

6 ditë para zhvillimit të eventit UFC-232 (më 29 dhjetor) është marrë vendimi për ta spostuar këtë aktivitet nga Las Vegasi në Los Anxhelos. Një vendim që ka habitur të gjithë dhe që ka ardhur krejt papritur, ndërkohë që janë shitur pothuajse të gjithë biletat. Arsyeja e këtij spostimi të eventit është ish-kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 83-94kg) Jon Jones, i cili nuk është lejuar të duelojë në këtë shtet nga Komisioni i Sportit në Nevada.

Jon Jones ka rezultuar pozitiv në një sasi të papërfillshme të “turinabol”, që sipas USADA (antidopingu amerikan) janë gjurmë të mbetura nga e njëjta substancë kur ai doli pozitiv në vitin 2017. Por Komisioni i Sportit në Nevada e quan këtë pozitivitet të dyshimtë, ndaj vendosi t’i pezullojë licensën sportistit, që në këtë mënyrë nuk mund të duelojë në Las Vegas. Kjo detyroi UFC-në që të spostojë eventin e saj UFC-232 nga Las Vegasi në Los Anxhelos, po më 29 dhjetor. Komisioni i Sportit në shtetin e Kalifornisë u shpreh se për të nuk ka asnjë problem të mirëpresë këtë event, duke i dhënë “dritën jeshile” UFC-së që të organizojë aty veprimtarinë e fundit të këtij viti. Në eventin UFC-232 do të zhvillohen dy sfida për titull, ajo mes dy sportisteve braziliane Amanda Nunes e Cris Cyborg

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *