UFC-229, ja kush do të vërë drejtësi në duelin mes McGregor dhe Nurmagomedov
September 26, 2018
0 comments
Share

UFC-229, ja kush do të vërë drejtësi në duelin mes McGregor dhe Nurmagomedov

Për duelin më të madh të historisë në artet marciale mikse, atë mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, UFC-ja ka vendosur të caktojë gjyqtarin e saj më të mirë, Herb Dean, i cili është votuar në unanimitet nga komisioni i sportit në Nevada. Ky duel do të zhvillohet më 6 tetor, në eventin UFC-229, që do të organizohet në stadiumin “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.

Kandidatë për këtë duel ishin edhe gjyqtarët Derek Cleary, Sal D’Amato dhe Junichiro Kamijo, por UFC-ja dhe komisioni kanë vendosur në fund që t’ia besojnë duelin e vlefshëm për titullin kampion bote një eksperti të dueleve të mëdha në kafaz si Herb Dean. Në këtë përballje, Nurmagomedov do të mbrojë titullin e peshës së lehtë ndaj sfidantit irlandez.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *