UFC 224: Na pret një fundjavë e çmendur në Brazil me Nunes-Pennington & Jacare-Gastelum
May 11, 2018
0 comments
Share

UFC 224: Na pret një fundjavë e çmendur në Brazil me Nunes-Pennington & Jacare-Gastelum

UFC 224 do të zhvillohet këtë fundjavë në Jeunesse Arena të Rio de Janeiros të Brazilit.

Ndeshja e 12 majit pritet të jetë ndryshe nga të tjerat për kampionen e peshës bantam Amanda Nunes e cila do të ndeshet me vendin e katërt Raquel Pennington.

Nunes është një favorite e qartë në këtë ndeshje ndaj Pennington, e cilia ka 16 muaj që nuk futet në kafaz pas aksidentit me makinë.  Nëse Nunes fiton sfidën, pritet që ajo të zhvillojë një ndeshje kampione kundër kampione ndaj bashkëkombëses së saj Chris Cyborg.

Nunes dhe Pennington kanë qenë shoqe ekipi dhe marrëdhënia e tyre ka mbetur e mirë, por në momentin që do të futen në oktagon, ato do të mundohen të shkatërrojnë njëra-tjetrën për titullin kampion.

Një tjetër sfidë interesante është ajo mes Jacare Souza dhe Kevin Gastelum. Sousa do të luftojë përpara audiencës së tij pasi është një tjetër brazilian, ndërsa Gastelum është një nga luftëtarët më në formë në peshën e mesme për momentin.

Souza do të mundohet të vërtetojë se nuk ka mbaruar akoma, madje ai thotë se është përmirësuar në shumë aspekte pa harruar se është një nga më të mirët në disiplinën e Jiu Jitsu.

Gastelum është një luftëtar i kompletuar, dhe thuhet se kush do të fitojë këtë sfidë do të jetë kandidati numër një për titullin kampion.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *